Fier – Një konflikt për radhën e shërbimit në një piceri në qytetin e Fierit ka përfunduar me plagosjen me thikë të një punonjësi të biznesit.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë në pjesën e barkut një 30-vjeçar, i cili punonte në fast food.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur për motive të dobëta, pas një zënke lidhur me radhën e porosisë. Debati mes të miturit dhe punonjësit ka agravuar deri në përdorimin e thikës.

I plagosuri ka marrë dëmtime të lehta dhe është transportuar në spitalin e Fierit, ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, pas incidentit, 17-vjeçari është larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur punën për lokalizimin dhe shoqërimin e tij, ndërsa po hetohen rrethanat dhe shkaqet e plota të konfliktit.

Fier/Plagosi me mjet prerës një 29-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, identifikohet 17-vjeçari dhe vijon puna për kapjen e tij.

Sot, rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, janë konfliktuar shtetasit B. M., 29 vjeç, dhe G. A., 17 vjeç.

Gjatë konfliktit, shtetasi 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) 29-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

29-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts