Një i ri shqiptar ka humbur jetën në zonën e San Pietro di Cavarzere, pas një shkëmbimi zjarri mes efektivëve të policisë italiane dhe tre personave të tjerë italianë. Sipas raportimeve të mediave italiane, agjentët e policisë mbërritën nga rajoni i Kampanias për të ekzekutuar dy urdhër-arreste.  

Situata ka përfunduar në përplasje me armë zjarri, ku njëri prej personave që ishte objekt i urdhër-arrestit mbeti i vdekur. Një tjetër person që ndodhej me ta u arrestua nga policia, ndërsa personi i tretë, gjithashtu në kërkim dhe i armatosur, arriti të largohej duke u fshehur në zonat fushore përreth banesës së izoluar ku tre personat kishin gjetur strehim. 

Autoritetet italiane kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij pas arratisjes, ndërsa për të përshpejtuar kërkimin është angazhuar edhe një helikopter i policisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts