Një incident është regjistruar gjatë protestës kombtare të 28 Nëntorit në Tiranë, ku autoboti i policisë ka hedhur ujë me presion në drejtim të zonës ku ndodheshin përfaqësues të medias.

Siç shihet në pamjet filmike, për shkak të presionit të ujit, një gazetar dhe një operator janë rrëzuar në tokë. Ata janë gazetari Elkier Bushkolaj dhe operatori Ardian Muka i Syri Tv

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte e tensionuar dhe policia po përdorte autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts