Ashtu si dhjetëra qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, edhe qytetarë fierakë iu bashkuan protestës së opozitës të zhvilluar këtë 28 nëntor në Tiranë. Anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, së bashku me qytetarë të tjerë nga Fieri, morën pjesë në tubimin e organizuar nga opozita përpara Kryeministrisë.

Situata në shesh u tensionua pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të shumta të policisë. Gjatë agravimit të situatës, policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën, duke mbuluar një pjesë të sheshit me ujë.

Në këto momente, vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi edhe kreu i Partisë Demokratike të degës Fier, Enkelejda Veliu. Ajo u pozicionua përpara autobotit të policisë dhe iu drejtua qytetarëve fierakë, anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, duke i thirrur të afroheshin.

Pak çaste më vonë, autoboti lëshoi ujë me presion në drejtim të protestuesve, duke rënduar situatën në shesh. Protesta vijoi mes tensioneve dhe përballjes së demonstruesve me forcat e policisë.

Shikoni videon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts