Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit në sheshin “Skënderbej” janë shoqëruar me një tjetër incident. Një prej autobotëve të policisë është përfshirë nga flakët pas hedhjes së një molotovi në drejtim të tij.

Flakët kanë përfshirë zonën pranë gomave të automjetit, por zjarri është shuar brenda një kohe të shkurtër, pa shkaktuar dëme në mjet. Ndërkohë, policia ka vijuar ndërhyrjen me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve. Prej disa orësh, sheshi “Skënderbej” mbetet qendra e përplasjeve mes qytetarëve dhe forcave të rendit, ndërsa protestuesit janë rigrumbulluar disa herë, pavarësisht ndërhyrjeve të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts