Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i kërkoi Prokurorisë së Tiranës të arrestojë në flagrancë efektivin që qëlloi me plumb gome deputetin Kliti Hoti gjatë protestës. Bardhi e cilësoi goditjen si tentativë për vrasje dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se mban përgjegjësi politike dhe ligjore për atë që ai e quajti urdhër për të qëlluar deputetin.

“Edi Rama mban përgjegjësi politike dhe duhet të mbajë përgjegjësi ligjore për urdhrin që çoi në tentativën për vrasjen e deputetit Kliti Hoti”, tha Bardhi. Ai kërkoi që kryeministri të përgjigjet edhe për dhunën që, sipas tij, policia ushtroi ndaj të rinjve dhe qytetarëve gjatë protestës.

Kërkesa e Bardhit për arrestimin e efektivit erdhi pasi ministri i Brendshëm, Ervin Demo, kërkoi pezullimin e tij dhe nisjen e një hetimi të plotë. Demo e përshkroi ngjarjen si një rast të dyshuar të përdorimit joproporcional të forcës “në mënyrë individuale”, ndërsa Bardhi e ngriti përgjegjësinë deri te kryeministri. Nëse efektivi mori urdhër për të qëlluar dhe nga kush, mbetet për t’u sqaruar nga hetimi.

Mesazhi i plotë i Gazment Bardhit:

BANDITI ERSID ALLIU ËSHTË EDI RAMA ME UNIFORMË POLICIE!

Edi Rama mban përgjegjësi politike dhe duhet të mbajë përgjegjësi ligjore për urdhrin që çoi në tentativën për vrasjen e deputetit Kliti Hoti. Po kështu, ai do të duhet të përgjigjet për dhunën masive të ushtruar ndaj të rinjve dhe qytetarëve që protestojnë.
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka detyrimin të veprojë urgjentisht dhe të arrestojë në flagrancë banditin me uniformë Ersild Alliu, që goditi deputetin Kliti Hoti, teksa ky i fundit ishte në ushtrim të detyrës.
Tentativa për të vrarë një deputet në ushtrim të detyrës nuk mund të relativizohet apo të trajtohet si një episod i zakonshëm dhune. Ajo kërkon hetim të menjëhershëm dhe ndëshkim ligjor shembullor të autorëve.
Përgjegjësia nuk mund të shmanget, drejtësia nuk mund të vonohet dhe askush nuk mund të jetë mbi ligjin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts