AKTUALITET

A u mbyll me kaq protesta e naftëtarëve të Marinzës?!

Naftëtarët e Sindikatës Hidrokarbure në Marinzë i kanë dhënë “fund” protestës dhe grevës së urisë, duke udhëtuar sot drejt Tiranës për një takim me Delina Ibrahimaj.

Sipas grevistit të urisë Dritan Rrapushi i cili është edhe në kryesinë e Sindikatës mësohet se dje u la që sot do të ishte protesta e fundit para zyrave të administratës qëndrore të kompanisë Bankers në Fier dhe do të shikoheshin strategjitë e reja të zhvillimit të protestave të tyre.

Një telefonatë e mbrritur pasditen e djeshme vonë ka bërë që një përfaqësi e kësaj sindikate do të udhëtojë drejt Tiranës për të bërë një takim me një përrfaqësi të Qeverisë Rama ku do të diskutohet rreth kërkesave të tyre.

Pas takimit  si dhe çfarë do të vendoset në atë takim do të jetë kryesia e kësaj sindikate e cila do të vendosi nëse protesta e tyre do të jetë e mbyllur me kaq ose në të kundërt do të vazhdoje zbatimin strategjisë së protestave të tyre. Çdo gjë do të varet nga ky takim në Tiranë midis përfaqësisë së sindikatës së naftëtarëve dhe përfaqësisë së Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button