Enton Abilekaj thotë se Edi Rama po tenton eleminimin e opozitës, siç e dëshmon amendimi i ligjit të dosjeve, i cili është bërë posaçërisht për të goditur Ilir Metën.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analisti deklaroi se Rama po e arrin këtë gjë me votat e grupit Alibeaj, të cilët bëjnë çfarë u kërkon kryeministri.
“Rama po e eleminon edhe fizikisht opozitën. Nuk do të jesh i mençur të kuptosh që duhet të votosh kundër për këtë gjë. Pavarësisht trukeve të Taulantit dhe Alibeajt.
Votuan eurobondin, që Shqipëria është mbytur në borxh, e ka borxhin 90%. Cfarë ka dashur Rama, ata ia bënë të gjitha.
A përfaqëson elektoratin demokrat? Ky është problem që nuk zgjidhet me këta. Është problem që nuk e zgjidhni dot dhe Rama do të vijojë të rrijë në pushtet.
Nuk mund të ketë negociata bashkim me këta“, deklaroi Alibeaj.