Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAbilekaj: Alibeaj dhe të tijët bëjnë çfarë u kërkon Rama!

Abilekaj: Alibeaj dhe të tijët bëjnë çfarë u kërkon Rama!

Enton Abilekaj thotë se Edi Rama po tenton eleminimin e opozitës, siç e dëshmon amendimi i ligjit të dosjeve, i cili është bërë posaçërisht për të goditur Ilir Metën. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analisti deklaroi se Rama po e arrin këtë gjë me votat e grupit Alibeaj, të cilët bëjnë çfarë u kërkon kryeministri.

“Rama po e eleminon edhe fizikisht opozitën. Nuk do të jesh i mençur të kuptosh që duhet të votosh kundër për këtë gjë. Pavarësisht trukeve të Taulantit dhe Alibeajt.

Votuan eurobondin, që Shqipëria është mbytur në borxh, e ka borxhin 90%. Cfarë ka dashur Rama, ata ia bënë të gjitha.

A përfaqëson elektoratin demokrat? Ky është problem që nuk zgjidhet me këta. Është problem që nuk e zgjidhni dot dhe Rama do të vijojë të rrijë në pushtet.

Nuk mund të ketë negociata bashkim me këta“, deklaroi Alibeaj. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME