Aksident në Gjirokastër – Tepelenë, përplasen 3 mjete.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në vendin e quajtur Subash, në aksin nacional Gjirokastër–Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete.
Përplasja e fortë mes mjeteve ka shkaktuar plagosjen e pesë personave. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë, e kombinuar me shpejtësinë e mjeteve. Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes pritet të përcaktohen nga ekspertiza dhe hetimet e autoriteteve.
Aksidenti ka shkaktuar shqetësim në këtë segment rrugor, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në kushtet e lagështisë dhe reshjeve.







