AKTUALITET

Lajm i keq për shqiptarët/ Lotaria Amerikane nuk do të hapet në 1 nëntor

Një gjykatë amerikane federale e apelit ka bllokuar përkohësisht një urdhër që i kërkonte administratës Trump të rihapte lotarinë e vizave të Diversitetit.

Një panel prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit të Qarkut të 9-të të SHBA-së miratoi të enjten kërkesën emergjente të qeverisë amerikane për të pezulluar një urdhër të mëparshëm gjyqësor. Vendimi i mëparshëm i kërkonte Departamentit të Shtetit të hapte Programin e Vizave të Diversitetit për vitin fiskal 2027 të dielën, më 1 nëntor.

“Red Eagle Law”, një firmë ligjore për imigracionin me seli në Kaliforni që përfaqëson të përzgjedhurit e Vizave të Diversitetit paditi Sekretarin e Shtetit Marco Rubio në gusht për shkak të dështimit të Departamentit të Shtetit për të hapur regjistrimet për Lotarinë.

Gjykimi do të vazhdoje ndërsa Lotaria amerikane do të mbetet e bllokuar. “Newsweek” tha se ka kontaktuar Departamentin e Shtetit për një koment dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Programi i Vizave të Diversitetit u jep në dispozicion deri në 55 000 viza çdo vit njerëzve nga vendet me shkallë të ulët imigracioni në Shtetet e Bashkuara. 

Mos-hapja e Lotarisë së Vizave të Diversitetit mund të ketë pasoja serioze për mijëra njerëz në mbarë botën, veçanërisht ata nga vendet me norma historikisht të ulëta imigracioni në Shtetet e Bashkuara. Kjo u mohon aplikantëve të kualifikuar mundësinë për të ndjekur qëndrimin e përhershëm. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button