AKTUALITET

Demokratët nisen drejt Tiranës për protestën e PD-së, pjesëmarrje nga disa zona të qarkut

Demokratë nga Fieri, Mallakastra, Patosi dhe Roskoveci janë nisur që në orët e para të ditës së sotme drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga Partia Demokratike.

Pavarësisht reshjeve të shiut, demokratët janë organizuar në grupe dhe janë nisur drejt kryeqytetit me automjetet e tyre private, nën drejtimin e drejtuesve të degëve lokale të Partisë Demokratike.

Sipas informacioneve të marra, pjesëmarrja pritet të jetë e konsiderueshme. Organizatorët shprehen se numri i qytetarëve që do t’i bashkohen protestës do të jetë më i lartë se në protestat e mëparshme, duke paralajmëruar një mobilizim më të madh të strukturave dhe mbështetësve të PD-së nga këto zona.

Demokratët nga Fieri dhe bashkitë përreth do t’i bashkohen protestuesve të tjerë në Tiranë, në tubimin e organizuar nga Partia Demokratike në mbështetje të studentëve protestues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button