Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËAgron Shehaj: Policia e Ramës sulmon bizneset e mia për herë të...

Agron Shehaj: Policia e Ramës sulmon bizneset e mia për herë të katërt (vidio)

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër goditje nga policia drejtuar biznesit të tij.

Sipas Shehajt, kjo është hera e katërt që policia kryen veprime të kundraligjshme duke mësyrë në bizneset e tij pa asnjë urdhër dhe pa asnjë vendim gjykate.

‘Prej disa kohësh, sipërmarrjet e mia janë vënë nën sulmin e paligjshëm të policisë së shtetit, e cila me urdhër direkt të Kryeministrit përdoret si kamzhik kundër kundërshtarëve politikë’, shkruan Shehaj në Facebook.


Postimi i plotë: 

Për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa asnjë vendim gjykate, policia politike e Edi Ramës ka mësyrë sërish bizneset e mia duke terrorizuar dhe nxjerrë me forcë jashtë punonjësit.

Prej disa kohësh, sipërmarrjet e mia janë vënë nën sulmin e paligjshëm të policisë së shtetit, e cila me urdhër direkt të Kryeministrit përdoret si kamzhik kundër kundërshtarëve politikë.

Shikojini pamjet. Kjo është fytyra e regjimit sot.

Rama duhet ta ketë të qartë se unë nuk ndalem sepse besoj se kjo është opozita për të cilën ka nevojë vendi.

Do të vazhdoj të them të vërtetën dhe të denoncoj çdo aferë ku është përfshirë Kryeministri dhe qeveria si në rastin e kompanisë quackë të inceneratorëve, të Xhaçkës, Gjiknurit apo megaskandalit të Ramës në SHBA.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME