Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat, ku si pasojë janë plagosur tre persona.
Policia bën me dije se shtetasi A. M., 51 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.