Sot, rreth orës 15:50, në autostradën Vlorë-Fier, shtetasi K. L., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ky shtetas ka ngelur i dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.