Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Fier-Ballsh.
Mësohet se një automjet tip ‘Toyota’ nga dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 64-vjeçar, Qemal Kamberaj.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Qafa e Lalarit’.
Nga ky aksident ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, Asllan Kajo, 59 vjeç, banues në Patos.
Makina ka qenë e kompanisë Albpetrol dhe dy personat e përfshirë në aksident janë punonjës të saj.
Burime informacioni nga kompania Albpetrol pohuan se dy punonjlesit kihsin ngarkuar goma për të furnizuar agregate ose autobotet pasi ata janë pjesë e ndërmarjes Qëndra e Transportit dhe Furnizimit. Në zbritje të Qafës së lalarit automjeti ka dal nga rruga për shkak të lagështirës por edhe të peshës që kish kaluar nga njëra anë çka ka bërë që mjeti të devijojë e të dal nga rruga duke i shkaktuar vdekjen shoferit e plagosur punonjësin tjetër