Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETËngjëll Agaçi me dosje në dorë duke dalë nga SPAK

Ëngjëll Agaçi me dosje në dorë duke dalë nga SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai është marrë në pyetje nga prokurorët për rreth 60 minuta. 

Arsyet pse ka qenë në SPAK nuk dihen ende, por një dosje e rëndësishme mund të jetë afera e inceneratorëve, për të cilën ka persona të shpallur në kërkim, si dhe vijon të jetë në burg ish-ministri Lefter Koka. Pak ditë më parë ish-deputeti Alqi Bllako u liria nga gjykata me masë “arrest shtëpie”. Lapsi.al siguron një foto të Agaçit pak pasi ka dalë nga SPAK.

Njeriu kyç në Kryeministri i Edi Ramës shihet të mbajë në duar një dosje, mbase me shkresa për të shpjegur pozicionin e tij në aferën e inceneratorëve. E po kështu në dorën tjetër mban një çadër, që mbase për rastësi është me ngjyrën e rilindjes. Deri më tani s’ka një reagim zyrtar nga qeveria për arsyet përse Agaçi ishte thirrur në SPAK.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME