Aksidenti/ Shmangu këmbësorin, makina godet shtyllën e betonit

Fier – Aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor që lidh rotondon në dalje të Fierit që të çon për në “Qafën e Koshovicës” në vëndin që quhet kthesa e Zhupanit.
Një automjet tip forriatradë Hundai Tukson me targa AB 763 UK ka goditur një shtyllë betoni e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Burime nga venndgjarja pohuan se automjeti ka qënë duke zbritur Qafën e Koshovicës kur një person i ka prerë rrugën, për ta shmangur për të mos e goditur ai e ka devijuar e për pasojë ka goditur mur rrethues e shtyllë tensioni.
Të plagosurit janë dërguar me makina të rastt në urgjencën e spitalit rajonal Fier ku po marrin ndihmën e parë mjekësore…
Në vëndngjaje ka shkuar grupi i ekspertëve të policisë për të zbardhur shkaqet e aksidentit por dhe një patrullë policore për të normalizuar qarkullimin e mjeteve që ka krijuar radhë për shkak të aksidentit.









