Ish-ministri shqiptar i Mbrojtjes dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, sot deputet i PS, ka ngritur alarmin në lidhje me tensionet e krijuara në veri të Kosovës.
Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Aleksandër Vuçiç nuk duhet nënvlersuar dhe se në veriun e Kosovës po zhvillohet “skenari” i Donbasit në Ukrainë.
“Serbia ka filluar një “lodër” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin. Në veriun e Kosovës po zhvillohet “skenari” i Donbasit në Ukrainë.
Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vuçiç!” shkruan Majko në postimin e tij.