Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtesta/ 10 fshatra probleme me energjinë elektrike. Banorët - Prefektit: Zgjidhje ose...

Protesta/ 10 fshatra probleme me energjinë elektrike. Banorët – Prefektit: Zgjidhje ose bllokojmë Levan – Vlorë

Fier – Përfaqësues të 10 fshatrave të Njësisë Administrative Bishan, protestuan përpara prefekturës së Fierit, për shkak të problemeve me shkëputjen e energjisë elektrike.

Banorët tregojnë se tensioni që shkon në banesat e tyre është i ulët, ndërsa sa herë ka përkeqësim të motit energjia ndërpritet, për shkak të amortizimit të rrjetit të shpërndarjes.

Sipas banorëve, transformatori që kanë në zonë, hiqet në periudha të ndryshme të vitit, duke bërë që në këto fshatra të ketë probleme me energjinë.

Banorët zhvilluan takim me prefektin e Fierit, dhe sipas tyre ai u ka premtuar zgjidhje. Por nëse zgjidhja nuk vjen në kohë të shpejtë, banorët kanë paralajmëruar bllokim të autostradës Levan-Vlorë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME