Tuesday, October 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEShqiptari trafikonte kokainë, gruaja police: Nuk kisha informacion

Shqiptari trafikonte kokainë, gruaja police: Nuk kisha informacion

Ka nisur në Angli gjyqi ndaj shqiptarit Julian Agalliu, i cili akuzohet se ka trafikuar kokainë dhe kanabis në sasi të mëdha.

Gjyqi po ndiqet me shumë interes për shkak se shqiptari Agalliu është i martuar me Rasvinder Agalliu, e cila për 15 vite ka shërbyer si oficer

Rasvinder Agalliu, një ish-mbretëreshë bukurie, u përjashtua nga forcat policore pasi i shoqi u arrestua.

Por përpara hetuesve, ajo ka deklaruar se nuk dinte asgjë për aktivitetin e të shoqit.

Edhe pse jetonin në një shtëpi milionerësh dhe i shoqi ishte i fiksuar pas markës Luis Vuitton dhe kishte një Audi me vlerë 70 mijë sterlina, e shoqja tha se ai fitonte mirë pasi ishte drejtues i një ekipi futbolli.

Të premten, shqiptari u shpall fajtor për akuzat, ndërsa nga përgjimet rezultoi se shqiptari krenohej për punën e të shoqes. Ai u thoshte kontakteve të tij se ishte i martuar me një police të MET.

47-vjeçari u zbulua kur policia arriti të dekodonte bisedat e kryera me EncroChat. Në një rast, shqiptarit iu kërkua nga kontaktet e tij që e shoqja të zbulonte disa informacione.

Ndërkohë, në banesën e tyre luksoze në Londër u zbulua kokainë dhe një sasi parash.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME