Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTEn-Nesyri kërceu 2.78 metra, më lart se CR7, shënoi dhe theu rekordin...

En-Nesyri kërceu 2.78 metra, më lart se CR7, shënoi dhe theu rekordin para syve

Kërcimi që lejoi Youssef En-Nesyri të mposhtte Diogo Costa ishte historik në çdo aspekt.

Së pari sepse lejoi që Maroku i tij të thyente Portugalinë. Me atë realizim, marokenët u kualifikuan për herë të parë në histori në gjysmëfinale të Botërorit. Ata janë skuadra e vetme afrikane që kanë bërë një arritje të tillë.

Së dyti sepse, me golin e shënuar në lartësinë 2.78 metra, sipas beIN SPORTS, sulmuesi i Sevillas theu rekordin e Cristiano Ronaldo. Portugezi, në momentin e shënimit të golit të En-Nesyri në pankinë, ishte rekordmen me 2.56 metra lartësi. CR7 realizoi golin me kokë kundër Sampdorias në Marassi më 18 dhjetor 2019.

“Të gjithë jemi të lumtur. Jam shumë i lumtur me fitoren, falënderoj shokët e skuadrës dhe tifozët. Pasi dështuam në 2018, u thashë shokëve të mi se do të fitonim kundër Spanjës dhe Portugalisë”, janë fjalët e En-Nesyrit. Në shenjë respekti e vlerësimi, portieri Bounou i dorëzoi sulmuesit çmimin e lojtarit të ndeshjes kundër Portugalisë. Një shaka e hidhur e dyfishtë për Ronaldon. Jo vetëm i eliminuar nga Kupa e Botës, por edhe i privuar nga rekordi i kërcimit më lart.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME