Fier – 31 vjeçari prej 2 vjetësh lëngon në shtrat nën ndihmën e infernierit. Apeli i familjarëve nga Peshtani i madh në Fier: Kush të mundet , shtet apo privat, na ndihmoni të ngrihet djali në këmbë
Kledis Xhulaj është 31 vjeç i martuar me një fëmijë, por ai prej afro dy vitesh qëndron shtrirë në shtrat pasi nga mesi e poshtë është i pandjeshëm nga dëmtimi. Dy vjet më parë teksa kishte hipur në një pemë ulliri për të punuar (shkundur, vjelë) ka rënë nga lartësia. Ka qënë i vllai që i dha ndihmën e parë mjekësore duke e dërguar në urgjencë të spitalit rajonal në Fier.
Vet Kledisi pohonë se ka rënë nga pema një vit e gjysëm më parë dhe nuk ka ndjeshmëri nga mesi e poshtë.
E jëma e tij, Zonja pohonë se e ka shumë të vështirë ta shikoj djalin në këtë gjëndje dhe të shtrirë në krevat mes dhomës. Ai më thotë dua të bëhem si të tjerët, stresohet, Ajo thotë se ka 3 vajza e një djal tjetër, por ata janë të martuar dhe jetojnë larg tyre, I ndihmojnë me sat ë munden, por janë të martuar dhe me fëmijë
Bashëshortja e tij Brikena pohon se është shumë e vështirë ta shofi bashkëshortin në atë gjendje. Çfarë nuk më thonë, por unë do jem ktu në krah të bashkëshortit tim, thotë ajo. Mes lotësh ajo nuk mundë të flas shumë por apelon ndihmë
Rastësisht kur shkuam në familje aty ndodhej edhe infermieri i cili shkon çdo ditë që kryen mjekimin. Ai pohonë se gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë, vetëm një kurim jashtë shtetit e ndihmon por me ndihmë të shtetit apo donatërëve e bamirësve
Nga biseda me babain e Kledisit mësuar se ai mer KEMP, bashkëshortja mer pagesën për shërbimin, edhe babai mer pension 70 mijë lekë të vjetra që në total shkojnë diku afët 500 mijë lek të vjetra në muaj që sdalin as për ilaçe e mjekimin e djalit
Ai apelon për ndihmë nga shteti e bamirës, nga privatë kushdo që të mundë me sa të mundë ta dërgojnë jashtë shtetit për kurim djalin
Familjarët apelojnë për ndihmë dhe për këtë gjë ata kanë hapur njël llogari bankare në bankë ku luten se çdo qytetar, biznesmenë apo OJF , shoqatë apo organizatë që mundet për të ndihmuar dhe kontribuar të drejtohet pranë degëve të ALPHA BANK në numurin e llogarisë bankare që është më posht