Patos – Ervis Pajaj, 34 vjeçari tetraplegjik ka një apel, nuk do ndihmë ushqimore apo vlerë monetare, por një institucion shëndetësor që ta kurojë
Ervis Pajaj 34 vjeç banor i lagjes “Dukas Çoban” të bashkisë Patos prej afro 10 vjetësh ka probleme shëndetësore, nga mesi e poshtë është i paralizuar, i pandjesjëm. Ai jeton bashkë me mamanë e tij Safeten e cila i shërben për çdo nevojë që ai ka.
Ervisi tregon se deri në moshën 25 apo 26 vjeçare ka pasur një jetë normale, por pas kësaj periudhe i nisën dhe problemet shëndetësore kur ai punonte e jetonte në Tiranë pasi kishte qënë disa vjet në emigracion.
Ai tregonë se ka shkuar në disa klinika shëndetësore private e shtetërore dhe nuk ka gjetur shërim, bile ai thotë se edhe diagnozën nuk e kanë ende të qartë.
Safetja, mamaja e Ervisit është e ve, asaj i ka vdekur burri i cili ka qënë ish ushtarak dhe ajo mer pensionin e tij. Veç Ervisit ajo ka dhe dy fëmijë të tjerë që janë në emigracion dhe e ndihmojnë me sa të munden.
Ajo tregonë vështirësitë e hequra me sëmundje e djalit në klinika të ndryshme private e shtetërore.
Si Safetja me lotë në sy ashtu dhe Ervisi kanë një apel. Ata nuk kërkojmë që ti ndihmojmë duke u falur para apo usbqime, jo nuk duam gjëra të tilla. Duam një klinikë private apo shtetërore një mjek të mirë që të vizitojë, të përcaktojë diagnozën e ta kurojë, që ai të lëviz me këmbët e tij.
Me shpresën që të dal dikush e ta ndihmojë Ervisin largohemi duke i uruar shërim sa më të shpejtë 34 vjeçarit i cili me modesti e tha “nuk dua ndihma monetare, por një mjekim që dhe unë të bëhem si gjithë të tjerët”/ ALB365/ Xhemil Beharaj