Tuesday, May 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET2 të arrestuar në 24 orët e fundit në Fier e Lushnje

2 të arrestuar në 24 orët e fundit në Fier e Lushnje

Fier – Vihen në pranga 2 shtetas, një prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Elsi Roshi, 39 vjeç, banues në Gramsh, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj e 11 ditë burgim, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 45 vjeç, banues në Petovë, Fier, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasen E. Z., 32 vjeçe, banuese në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases E. S., 36 vjeçe.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME