Fier – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim O. B., 37 vjeç, banues në Lalar, Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burgim, për veprën penale “Përndjekja”.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. R. (O)., 21 vjeç, banues në Baltëz, Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (shkop si ai i Policisë), të cilin e mbante pa autorizimin përkatës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin S. S., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. Dh., 24 vjeçe, banuese në Divjakë, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Sh., 69 vjeç, banues në Mallakastër, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet pronësore të një shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.