Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURË"Mirë u pafshim", poezi nga Petraq Kote

“Mirë u pafshim”, poezi nga Petraq Kote

Mirë u pafshim


…më thuaj, ti “mirë u pafshim!”
o lumë i fshati tim,
ti fushë që m’ i ngjan gruas,
të qeshur me pendim!

Do shkoj larg prej jush,
të kem një punë atje,
se dot s’ ma “mbushi barkun”,
i miri im atdhe.

Pse m´shihni me këmbime,
o shelgje përmbi valë,
dyshoni se do ndërroj,
të jem i juaji djalë?!

Po ti o fusha nënë,
pse qan me mbyturi?
Në qoft se s’ vdes andej,
do t’ kthehem përsëri.

Çfarë sheh në sytë e mi,
ti çupë që qan me lot.
mos vdekjen time larg,
t’ a tha ty korbi sot?

©kotepetraq
Fier, 28 tetor 2022

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME