Mallakastër – Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga një burr 53 vjeçar banues në Ballsh pasi dyshohet se ka gacmuar seksualishtë komshinë e tij 7 vjeçare . Kallzimi në polici është bërë nga familjarët e të miturës ndërkohë që.policia kreu arrestimin e të dyshuarit Arjan Mukaj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, për një shtetas të mitur 15 vjeç, banues në Ballsh, pasi me anë të kanosjes, i ka marë një shumë parash, një shtetaseje të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.