Atalanta triumfoi me përmbysje ndaj Fiorentina-s me rezultatin e përgjithshëm 4-2 dhe shkon në finale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me Juventus-in. Bergamaskët fituan 4-1 ndeshjen e kthimit.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes tyre u zhbllokua nga Koopmeiners, ndërkohë që minutën e 58’ Milenkovic u ndëshkua me karton të kuq dhe la Fiorentina-n me dhjetë lojtarë.
Sccamaca shënoi golin e dytë për vendasit në minutën e 75’, teksa Lookman të tretin në minutën e 90+5’. Takimi u vulos nga Pasalic i cili shënoi golin e katërt për Atalanta-n në minutën e 90+8’.