EKONOMIKRYESORE

Balluku: Dy emigrantë po investojnë në Fier

Zv/kryeministrja Belinda Balluku vazhdon takimet në qarkun Fier. Sot ajo shkruan pas takimit në disa aktivitete private fasonerie: “Gentjana dhe Marko janë kthyer pas shumë vitesh emigracion për të ndërtuar një jetë të re në vendin e tyre.

Me një përvojë të gjatë në fushën e konfeksioneve, prej 10 vjetësh ata drejtojnë një aktivitet fasonerie AEM AL, në të cilin kanë punësuar 45 gra dhe vajza nga Fieri dhe zonat përreth. Ishte kënaqësi t’i takoja dhe të bashkëbisedoja me ta, si drejtuese politike e qarkut, për të ndërtuar atë frymë bashkëpunimi që nevojitet për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj sipërmarrje por dhe gjithë qarkut të Fierit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button