Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBanorët e lagjes "Vresht": 12 vjet në krye të bashkisë Patos, Rajmonda...

Banorët e lagjes “Vresht”: 12 vjet në krye të bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj ka shtruar 3 herë rrugët e Dukasit (foto e vidio)

Patos – Asfalti elektoral në Patos. Rrugët e lagjeve tejet të amortizuara. Në lagjen “Banaj” nisi shtrimi i rrugës dy javë para nisjes zyrtarishtë të fushatës elektorale. Banorët flasin të revoltuar, shajnë, kan hequr shpresat nga kjo llojë qeverisje.

Prej muajsh kryebashkiakia socialiste e Patosit Rajmonda Balilaj ka nisur shtrimin dhe rishtrimin e rrugëve brenda qytetit ndërkohë që rrugët e lagjeve janë lënë në mëshirë të fatit, i pa shttuar, pa ndriçuar, pa trotuare si para 50 vjetësh.


Në këtë situstë ndodhet edhe lagja “vresht” në bashkinë Patos ku banojnë 700 familje. Ata pohojnë se për më shumë se 20 vjet nuk ka investime as në rrugë, as në kanalizime, ndriçim e trutuare dhe pse jane pagues të rregullt të taksave bashkiake

Teksa udhëtojmë për në brendësi të lagjes rruga duket qe eshte e shtruar tani me çakull e vijon të punohet.

Gjejmë banorë të cilët pohojmë se kjo sutuatë që shohim ka për më shumë se 20 vjet. Rrugët e pa shtruara, pa trotuare e pa ndriçim, por mirë që nuk ka vjedhje, thonë banorët.
Kryebashkiakia Balilaj ka 3 mandate e 3 herë ka shtruar rrugët e lagjes se saj në Dukas ndërsa ne, ja shikoni vet e shkruani, na ka diskriminuar, thonë ata

Banorë të lagjes pohojnë faktin se janë ankuar prej kohësh në bashki, por pushtetarët vendorë apo deputetët vijnë premtojnë e harrojnë të vijnë të ballafaqohen me realitetin nëse i kanë mbajtur premtimet apo jo.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME