Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBarcelona fiton “aktin” e parë në Paris, Atletico mund Dortmundin

Barcelona fiton “aktin” e parë në Paris, Atletico mund Dortmundin

Më pak gola të shënuar, por spektakli në Champions League nuk mundon as në mbrëmjen e dytë të çerekfinaleve. Barcelona mori një fitore të madhe 3-2 ndaj PSG në Paris. Një ndeshje që dhuroi shumë emocione.

Raphinha zhbllokoi ndeshjen në minutën e 37-të, duke dërguar ekipin e tij në avantazh në dhomën e zhveshjes. PSG reagoi mjaft mirë në pjesën e dytë duke përmbysur gjithçka për 3 minuta me Ousmane Dembele dhe Vitinha.

Në minutën e 48-të, pas një aksioni të gjatë Ousmane Dembele do të shënonte me një goditje të fortë me të majtën që nuk mundi të ndalej nga Ter Stegen. 3 minuta më pas Vitinha do të realizonte dhe golin e dytë pas një asisti fantastik nga Fabian Ruiz. Barcelona ndërkohë nuk u dorëzua, teksa do të shënonte dy gola të tjera për të përmbysur sërish shifrat me Raphinha dhe Chirstensen.

Atletico Madrid fitoi 2-1 aktin e parë ndaj Dortmundit, duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit. De Paul dhe Lino me golat e shënuar në pjesën e parë dhanë përshtypjen se kualifikimi do të ishte i siguruar. Haller pak minuta nga fundi i dha shpresë skuadrës gjermane.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME