Tuesday, May 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREGratë ngrijnë vezët për t’u bërë nëna pas të 40-ave

Gratë ngrijnë vezët për t’u bërë nëna pas të 40-ave

Rriten rastet e ngrirjes së ovociteve në rini për t’u bërë nëna në moshë të mëvonshme. Quhet social freezing, për ta dalluar nga ngrirja për motive apo probleme shëndetësore.
Është një trend rritjeje në Evropë, SHBA dhe Australi, ku mesatarisht procedurat janë rritur me rreth 25-30 % në vit që nga 2016.

Pavarësisht përqindjes, që në 2020-2021 preku deri në 70%, në shifra flitet për rreth 5000 raste në 2016 në Evropë, e në 11 mijë në 2021, ndërsa në SHBA nga 16 mijë u kalua brenda 3 vitesh në 25 mijë.

Mjekët shpjegojnë se kjo është një procedurë kur ndihmon dhe jep mundësinë e riprodhimit, por nuk duhet kthyer në qëllim në vetvete për të patur një fëmijë të ardhshëm në kasafortë të ngrirë.
Rastet e suksesit për një shtatzani në momentin e kërkesës janë mesatarisht 70% me 15 ovocite, e deri në 95% me 25 vezë të ngrira.

Trajtimet e fekondimit in vitro janë në rritje konstante në të gjithë botën dhe paralelisht po punohet edhe me inteligjencën artificiale, kryesisht për vlerësimin e rasteve dhe uljen e numrit të mos suksesit të fekondimit, duke përmirësuar ndjeshëm efikasitetin e procedurav

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME