Wednesday, May 1, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksident në rrugën Divjakë - Çermë, një viktimë dhe një i plagosur

Aksident në rrugën Divjakë – Çermë, një viktimë dhe një i plagosur

Lushnje – Aksident i rëndë në aksin rrugor nacionale Divjake -Çermë. Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë. Mjeti tip “fiton” me targa AA 893HC ka qene duke udhëtuar nga rrethrrotullimi i çermës drejt Divjakës dhe ka përplasur një person që udhëtonte me motoçikletë. Nga përplasja ka mbetur i vdekur

Gezim Allpici 44 vjeç drejtes motoçiklete ndërsa vetë drejtuesi i furgonit
Ismail Osmani në gjendje të rëndë u dërgua në spitalin e traumes në Tiranë 21 vjec.

Policia në vendgjarje po dokumenton shkaqet e aksidentit i cili ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në kushte errësire në rrugë. Furgoni ka dalë nga rruga pasi ka përplasur motoçikletën dhe ka shkulur edhe një shtyllë të tensionit të lartë dhe ka përfunduar shumë larg. Një banor në afërsi të vendit të ngjarjes pohon se mjetet ecin me shpejtësi të lartë dhe është frikë të dalësh në rrugë. Aksi rrugor rrethrrotullimi i Çermës Divjakë është rikonstruktuar një vit më parë dhe fluksi i mjeteve që e përshkojnë është i lartë.

Policia

Rreth orës 05:15 në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. O., 22 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi G. A., rreth 44 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit shtetasi G. A., ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz”, është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME