Gabim politik e cilëson analisti Andi Bushati deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të mos jetë i pranishëm në protestën e 7 korrikut.
Për të kjo deklaratë mund të ndikojë negativisht te njerëzit dhe vjen në një moment kur Berisha ka shpallur edhe hapjen e PD-së.
“Mund të quhet një deklaratë e sinqertë e Berishës, megjithëse sinqeriteti dhe Berisha rrallë shkojnë paralel me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, është një deklaratë e gabuar. E sinqertë sepse dihet që përkrahësit e Berishës dhe ata të paktë të Bashës dihen që nuk shkojnë”.