Saturday, July 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShpërthimi në Sarandë/ Hoteli në pronësi të ish-kreut të ALUIZNI-t

Shpërthimi në Sarandë/ Hoteli në pronësi të ish-kreut të ALUIZNI-t

Dalin detaje të reja nga shërthimi me eksploziv në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:40, në lagjen nr.4 të këtij qyteti ku ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në hyrjen e një garazhi të një hoteli.

Mediat raportojnë se hoteli është në pronësi të Marjel Muratit, ish-kreu i ALUIZNI-t të këtij qyteti, aktualisht Drejtor i FSDKSH Sarandë. Për pasojë nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kjo është hera e dytë që ai vihet në shënjestër të një sulmi në tritol. Në shkurt të vitit 2021, vetëm pak ditë pasi ishte inaguruar, në hyrje të hotelit të Muratit shpërtheu një sasi tritoli.

Në atë kohë, lënda plasëse u hodh në tarracën e hotelit. Për fat të mirë edhe atëherë nuk pati persona të lënduar. Nuk dihet nëse sulmet e njëpasnjëshme kanë të bëjnë me detyrën që ka pasur Murati apo me ndonjë konflikt personal. 

Policia e Sarandës njoftoi para pak çastesh se rreth orës 22:40, në lagjen nr.4 të këtij qyteti ka pasur një shpërthim.

Ngjarja ndodhi në hyrjen e një garazhi të një hoteli, në pronësi të M. M ku ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë eksplozive. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME