AKTUALITET

Ardit Gjebrea del pas 2 orë e gjysmë nga SPAK

Producenti dhe kantautori Ardit Gjebrea ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas më shumë se dy orësh e gjysmë marrjeje në pyetje. Gjebrea është thirrur në SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen “Veliaj”, ku ka dhënë shpjegime lidhur me financimet që kompania e tij, “Jon Music”, ka marrë nga Bashkia e Tiranës për organizimin e festivalit “Kënga Magjike”.

Sipas të dhënave të platformës “Open Spending Data”, e cila pasqyron pagesat e kryera përmes Thesarit, rezulton se kompania “Jon Music” ka përfituar gjashtë pagesa nga Bashkia e Tiranës gjatë kohës kur në krye të saj ishte Erion Veliaj. Gjebrea është pyetur për këto financime dhe rrethanat e përfitimit të tyre, në kuadër të hetimeve që SPAK po zhvillon për çështjen që lidhet me ish-kryebashkiakun e Tiranës. 

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Ardit Gjebrea ka folur shkurt edhe për gazetarët, ku tha se në cilësinë e dëshmitarit për një çështje që është sekret hetimor. Ai shkëmbeu batuta me gazetarët, teksa tha se Prokurorët ishin miqësorë dhe se i ka ftuar që të shkonin në programin e tij.

“Isha në cilësinë e dëshmitarit për një çështje që është sekret hetimor. Nuk flas dot më shumë, më duhet të respektoj institucionet. Isha si person në dijeni. Jo keq. Ishin miqësor. Edhe unë u ftova në programin tim. Po prokurorët, edhe ata njerëz janë. Meqenëse “E diela Shqiptare” ka përmasa njerëzore, më ftuan i ftova,” tha ai.

Producenti Ardit Gjebrea ka dalë i buzëqeshur nga zyrat e SPAK. Ai u tha gazetarëve se u thirr si person në dijeni, se prokurorët ishin treguar shumë të sjellshëm dhe se i kishte ftuar tek Kënga Magjike. Por Gjebrea nuk e zbuloi çështjen për të cilën ishte thirrur pasi tha se ishte një sekret hetimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button