Tuesday, December 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBashkëpunëtor i ish-Sigurimit?/ Vjen reagimi i parë nga zyra e Ilir Metës

Bashkëpunëtor i ish-Sigurimit?/ Vjen reagimi i parë nga zyra e Ilir Metës

Pas publikimit të njoftimit të Autoritetet të Dosjeve se një politikan i profilit të lartë me iniciale I.M. kishte rezultuar bashkëpunëtor kanë qenë disa prej portaleve që e lidhën atë me ish-Presidentin Ilir Meta.

Të parin reagim i bëri Tedi Blushi, anëtar i Komitetit Organizativ të “Partisë së Lirisë” dhe ish-këshilltar më mediat i Metës si President.

“Ha Ha Ha… Autoriteti i Dosjeve u kujtua t’i kërkojë Kuvendit të ndryshojë ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit”, një ditë pas themelimit të Partisë së Lirisë, se gjoja një politikan i nivelit të lartë I.M, figuron bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe qenka përpjekur për t’u fshehur nga verifikimet dhe për këtë u dashka bërë një ligj i veçantë.

Mos e lodhni kot Kuvendin me këtë punë, se ka çështje të tjera më të rëndësishme për t’u marrë si aferën skandaloze të inceneratorëve apo Marrëveshjen e Detit me Greqinë (kujtoni letrën e fundit të Presidentit të Republikës për të gjithë deputetët).

Latë nam me patronazhistët e sotëm ju që paskeni merakun e “patronazhistëve” të komunizmit. I bëjmë thirrje autoritetit të dosjeve të hapë që sot dhe të bëjë publike çdo dosje dhe informacion të sigurimit të shtetit dhe gjithçka tjetër, përfshirë edhe procesverbalet e organizatës së rinisë të asaj kohe!

Jetojmë në kohën e “pavarësisë” së institucioneve, por edhe të TRANSPARENCËS, që nuk do të ndalet” – shkruan Blushi.


POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME