Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBanorët e Frashërit ujin e kanë të pa përdorshëm. Ujrat e zeza...

Banorët e Frashërit ujin e kanë të pa përdorshëm. Ujrat e zeza marrin rrugët e fshatit

Patos – Uji i pijshëm në rubinetat e banorëve të Frashërit në Fier u shkon një herë në ditë dhe i kuq, nuk bën as për të pirë dhe as për të larë. Ujat e zeza janë në sipërfaqe dhe rrezik pandemia në stinën e verës

Rreth 400 familje të fshatit Frashër njësia administrative Zharrëz bashkia Patos vuajnë mungesën e ujit në rubinetat e banesasve të tyre. Ata pohojnë se rrjeti i ujesjellësit eshte metalik dhe prane banesave kthehet plastik. Uji i shkon një here në ditë por është i kuq që nuk shërben as për të pirë e as për të larë, po prishen lavatriçet pasi është i kuq , thonë ata

Banorët thonë se ujin e pijshsëm e marrin nga autobotet me pagesë por dhe ate qe e marin nuk kane garancine nese eshte i pijshem apo jo
Kane hapur puse por uji i tyre eshte i papijshem, vetem per te larë dhe përdorim shtëpiak.

Problem tjeter për ta janë edhe kanalizimet e ujrave të zeza, ato janë në siperfaqe e shpëndajnë aromë të keqe, sidomos tani në verë, ujra të zeza dhe mbetjet urinare të bagëtive largohen në kanalet sipërfaqsore anes banesave në rrugët kryesore.

Edhe pse jane ankuar në ish komunën Zharrës apo edhe në bashkimë Patos asnjëherë problemeve të tyre nuk u ka dhënë zgjidhje

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME