
Kryeministri Edi Rama ia beson Tiranën zëvendëskryeministres Belinda Ballukut për të drejtuar fushatën e zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen së shpejti në kryeqytet.
Balluku do të drejtojë fushatën e Partisë Socialiste në Tiranë.
Gjatë mbledhjes së një dite më parë, kryesocialisti Edi Rama ka vendosur që t’ia besojë Ballukut kryeqytetin, pas fitores së suksesshme që korri në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Fierit.
Tashmë dihet që sipas “traditës” personi i PS që do të ngarkohet të merret me punët e partisë në këtë qark do kryej edhe lëvizjet e tij. Pritet tashmë që me emërimin e të “riut të partisë” për qarkun Fier do emërohen drejtues të rinjë të institucioneve sikundër dhe Albpetrol që është dhe baza kryesore e të punësuarëve të partisë.
Lidhur me këtë lajm deri më tani nuk ka një reagim zyrtar, mirëpo burime për mediat nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se vendimi është marrë gjatë mbledhjes së djeshme ku kryeministri Rama mblodhi ministrat dhe deputetët socialistë të Tiranës.
Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Erion Veliajnt si kryebashkiak të Tiranës. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme në Kryeministri.
Të martën, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 50 vota pro shkarkimit të Erion Veliajt. PS dhe PD bashkuan votat në Këshillin Bashkiak.
Lexo edhe









