Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha ankimon në KAS vendimin e Celibashit

Berisha ankimon në KAS vendimin e Celibashit

Grupimi i Sali Berishës në PD ka ankimuar në KAS vendimin e kryekomisionerit të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për mosregjistrimin e PD-së si parti politike në zgjedhjet e 14 majit.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apëlit që rrëzoi vendimet e Kuvendit të 11 Dhjetorit, Rithemelimi kërkon nga KAS që të njohë Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

Në kërkesë theksohet se duhet të merret parasysh shkarkimi i Lulzim Bashës në Kuvendin e 11 dhjetorit si dhe dorëheqja e tij në Mars 2022.

Gjithashtu kërkohet të njihet zgjedhja e Sali Berishës si kryetar i PD-së në referendumin e mbajtur nga Rithemelimi në maj të vitit 2022.

Për sa i përket vendimit të Gjykatës së Apelit, Rithemelimi e quan atë si një vendim jo të formës së prerë dhe thekson se në fuqi mbetet vendimi i Shkallës së Parë sa kohë çështja është në proces gjyqësor.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME