Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Ervin Muça përdori kompaninë private për të vjedhur të dhënat e...

Berisha: Ervin Muça përdori kompaninë private për të vjedhur të dhënat e TIMS

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se të dhënat e TIMS u vodhën nga një kompani private përmes zyrarit të lartë të policisë, Ervin Muça.

Duke folur në konferencën e përjavshme për shtyp ai tha se qëllimi për ti marrë të dhënat e databazës së TIMS-it është të zhdukin udhëtimet me charter.

Deklarata e Berishës

Taulant Balla është njeriu i dy telefonave. Në Parlament është paraqitur me dy telefona. Kam denoncuar telefonat BQ që i mbanin si vegla elekronike në duar. Balla ka komunikime konkrete me ekspontë kryesorë të krimit ndërkombëtar. Kur u vendos Balla, Behar Bajri dhe Denis Bajri u zhdukën. Ka një histori këtu. Dosja e tyre erdhi në Tiranë para 2 vjetësh. I arrestoi një prokuror i guximshëm në Shkodër dhe pastaj u përjashtua me shpejtësi për vetting. Pastaj dy prokurorë të SPAK Kondili dhe Nakuçi lanë duart me dosjet e tyre. Pastaj ia çuan Xhevahirit që është ushtar i Pëllumb Gjokës që brenda 3 muajve i nxorri nga burgu. Operacioni “Metamorfoza” dështoi sepse 60% e atyre nuk u arrestuan.

Vendosja e Ballës në krye të rendit u shoqërua me një akt të paimagjinueshëm, nxjerrjen e të dhënave personale, me një akt in extremis. Eksportoi të dhënat e TIMS që është databaza e cdo lëvizje të qytetarëve në kufijtë e Shqipërisë. Kur Ervin Muço u dërgua nga Balla për të ekzekutuar këtë krim, kur nuk iu bindën punonjësit që të jepnin të dhënat, shkoi mori kompani private, mori serverat në komisariat.

Çfarë duan të bëjnë këta me këto? Duan të shuajnë të gjithë charterat. McGonigal vinte me charter, Prezeci dhe Tossi kanë ardhur te Veliaj me charter. Duan të zhdukin çdo dëshmi në kohën kur ka ardhur databaza më gjigande e krimit, bisedat e telefonave të kriptuara.

Gushti ishte muaji i krimit edhe për SKAP e partisë. Bëri amnistitë e mëdha, hodhi kocka për tu përtypur. Sot kanë arrestuar në Morinë një udhëtar që i gjetën disa arka pije. Të arrestosh këtë dhe të amnistosh Veliajn nuk ka pabarazi më të turpshme para ligjit. Të shpallësh në sekuestro djegësin dhe të mos arrestosh Veliajn dhe të mos anullosh koncesionin është pabarazi. A ka më amnisti më kriminale sesa të mos ngresh akuzë ndaj Veliajt që falsifikon vendimin e Këshillit të Qarkut të Tiranës dhe thotë se janë mbledhur, kur nuk janë mbledhur kurrë. A ka krim më të shëmtuar sesa të akuzosh Ahmetajn që e ktheu 4 herë kërkesën e Veliajt për djegësin e Tiranës, atë e akuzon, këtë që e kërkoi e amniston. Edhe sot paratë derdhen në kontot e Zotos dhe Mërtirit? Veliaj është zotuar se do të kontrollojë çdo muaj punimet dhe nuk ka kontrolluar asgjë se i ka futur në kontot e tij.

Kalojmë te Ilir Beqja. është një hajdut vrasës. Zëvendësoi një sistem me një sistem tjetër me kosto 80 herë më të lartë. Emëroi kushëririn e parë në krye të komisionit të vlerësimit dhe i fali vetes së tij një kat spitali, aparaturën, energjinë, ujin. çfarë duhet të bëjë Beqja më shumë që të mos i ngrihet padi? Këta prokurorë po e tejkalojnë Beqjen. Ai ishte me 5-6 firma dhe del e deklaron se nuk i është dhënë asnjë e mirë publike.

“Ndrikull Nushi” është një vampire e vërtetë. Nga 100 milionë që ka marrë, ka përdorur 10 dhe ka marrë 90. Të vjedhësh të sëmurët je vampir.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME