Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETDuke i ngrënë këto ushqime për mëngjes, do të ndiheni të ngopur...

Duke i ngrënë këto ushqime për mëngjes, do të ndiheni të ngopur më gjatë

Shumë njerëz nuk kanë kohë për rostiçeri, ndaj është e rëndësishme që mëngjesi i tyre të jetë i bollshëm dhe i plotë. Prandaj nuk është keq të dini se cilat janë ushqimet më të mira për vaktin e parë të ditës.

Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm, sepse në atë kohë trupi ynë i shpërndan proteinat më së miri dhe duke qenë se trupi kalon një agjërim natyral gjatë natës derisa flemë, është thelbësore që organizmi nga një gjendje urie të jetë i ngopur brenda një ore pas zgjimit.

Vezët

Një studim nga Internal Journal of Obesity zbuloi se njerëzit që hanin vezë për mëngjes ndiheshin më të ngopur dhe më të kënaqur, dhe kështu hanin më pak për drekë. Kjo për shkak se vezët janë të pasura me proteina.

Tërshëra

Hulumtimet nga International Journal of Food Science and Nutrition thonë se një mëngjes me karbohidrate komplekse mund të ndihmojë me ndjenjën e ngopjes. Tërshëra njihet për faktin se ka fibra të tretshme dhe të patretshme dhe një sasi të madhe proteinash.

Puding me fara Chia

Një vakt shumë i njohur është i ashtuquajturi puding i farave chia. Para konsumimit, farat duhet t’i njomni në kos ose qumësht gjatë gjithë natës. Në mëngjes, do të merrni një përzierje më të trashë, në të cilën mund t’i shtoni frutat tuaja të preferuara. Kur farat chia fryhen, formojnë një masë të ngjashme me xhel dhe ofrojnë një ndjenjë të madhe ngopjeje.

Gjalpë arrash

Gjalpi i arrave është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe yndyrave që do t’ju japin shumë energji. Mënyra më e mirë për ta konsumuar është ta kombinoni me fruta ose ta shtoni në një ‘smoothie’.

Bananet

Bananet janë një burim i shkëlqyer i karbohidrateve të shëndetshme që shpejt do t’i japin trurit tuaj energjinë që i nevojitet për të filluar të mendojë dhe të marrë vendime për ditën. Ky frut kombinohet më së miri me disa burime proteinash.

Bukë e thekur me drithëra të mbirë

Buka me kokrra të mbira në kombinim me vezët japin një ndjenjë të mirë ngopjeje. Drithërat e mbirë kanë një indeks glikemik më të ulët, që do të thotë se kthehen në sheqer në gjak më shpejt se llojet e tjera të bukës, gjë që siguron një furnizim më të qëndrueshëm të energjisë dhe ngopjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME