Kryetari i PD, Sali Berisha falenderoi Ilir Metën për angazhimin e tij në këtë fushatë zgjedhore.
Berisha tha në Çim Peka Live, në Syri Tv, se Meta ka bërë një punë të jashtëzakonshme.
“Dua të falenderoj kryetarin e PL, Ilir Meta për dy arsye kryesore. Së pari, për mbështetjen që ai i bëri që në fillim primareve dhe kandidatëve të primareve. Dhe së dyti, për punën e jashtëzakonshme që ka bërë në këtë fushatë. Ai u angazhua në dhjetëra qindra takime me mua dhe veçmas, kudo dhe e bëri që fushata jonë të jetë pakrahasimisht dominuese. Dhe ekipi i tij ka funksionuar, ka bashkëp;unuar me ekipin tonë në mënyrë të shkëlqyer në të gjitha bashkitë. E patë dje Kuçovën? Kuçova ishte me Lefter Maliqin, e gjithë Kuçova e derdhur në shesh. Po në Rrëshen, shesh më të mbushur unë kam parë. Ç’ka tregon se qytetarët kanë pëlqyer shumë primaret dhe kandidatët e primareve, kanë pëlqyer programet e tyre. Krahu tjetër e bazoi fushatën në eksplozivë, në arrestime, në sharje, në tallje, në tallava”, tha Berisha.