Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Ja kushti i vetëm që kam për Bashën

Berisha: Ja kushti i vetëm që kam për Bashën

Sali Berisha foli edhe një herë për procesin e bashkimit të Partisë Demokratike. Kryedemokrati tha se nuk ka asgjë personale me asnjë prej përfaqësuesve të PD. Sa i takon qëndrimit për Lulzim Bashën, Berisha tha se në fillim duhet të sqarohen akuzat për lobim me financime ruse në SHBA.

“Unë jam i hapur plotësisht për një proces të vërtetë bashkimi. Nuk kam asgjë personale me asnjërin prej tyre. Për Lulzim Bashën ka një problem shumë serioz, për çështjen e financimeve. Ai e mohoi dhe ai proces është në vazhdim.

Por ai nuk tregoi se si i çoi paratë. Ku i mori paratë që çoi në Beniatta. Kur të tregojë të gjitha këto, atëherë ndahet qëndrimi përfundimtar. Ne nuk e përjashtojmë nga PD. Nuk kemi në statut nen përjashtimi.

Për të tjerët, që të gjithë janë të mirëpritur. Të kandidojnë për çfarë të duan, do të kenë mbështetje të plotë, trajtim të barabartë pa asnjë lloj dallimi. Rikthimi i tyre te investimi që kanë te PD, është veprimi më i mençur që mund të bëjë çdo njeri”, – u shpreh Berisha në Syri TV

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME