Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Olldashi ishte më i zoti se Basha, por bëri një gabim

Berisha: Olldashi ishte më i zoti se Basha, por bëri një gabim

Sali Berisha ka krahasuar të ndjerin Sokol Olldashi me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha thotë se Olldashi ka bërë gabim që ka dalë me mbështetjen e strukturave, ndryshe nga Basha që doli me anëtarët. Berisha thotë se është habitur me këtë gabim të bërë nga Olldashi, duke pasur parasysh aftësinë e tij.

“Sokol Olldashi ishte më epror se Lulzim Basha, pa diskutim. Por Sokol Olldashi, megjithëse politikan i mençur dhe i vendosur, në mënyrë të habitshme për mua, bëri një gabim thlebësor në fushatën e Sokolit. Gabimi i tij ishte që mua më mbështesin strukturat, ato ishin pakica. Sokoli ishte një nga më të aftit dhe ishte i rritur në Partinë Demokratike, nuk arrita kurrë ta kuptoj se si doli me këtë tezë. E hapi fushën. Basha doli me tezën, jam me anëtarët. Kur e vendosa një anëtar një votë, nuk kishte dalë asnjë kandidat zotëri,”- thotë Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME