Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Tre shpjegime për atë që ndodhi mes Alma K dhe Safet...

Berisha: Tre shpjegime për atë që ndodhi mes Alma K dhe Safet Gjicit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë video-skandalin e publikuar pak javë më parë, ku ish-kryebashkiaku Safet Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë.

Në një dalje për mediat, ai theksoi se disa persona në qeveri kanë gjobitur Safet Gjicin dhe gjoba flitet deri në 500 mijë euro për të mos e dhënë filmin, por mesa duket kjo gjë nuk ka funksionuar.

“Së pari, unë e kuptoj interesin, por çfarë mund të them unë janë tre variante. Varianti i parë është ai që shpjegon Alma: ai ishte një seks për tender. Kur jua thosha unë këtu korrupsion erotik, më thoshit na thuaj raste, ja ku është rasti.

Varianti i dytë është se këtë ia bënë njëri-tjetrit. Grindje e brendshme mes klaneve të PS-së. Përmendin persona të ndryshëm, por unë dokumente dhe fakte nuk kam.

Tani ka një përpjekje, siç e shihni ju, që Almën ta paraqesin si agresore dhe Safetin si viktimë. Por kjo është unike në botë. Duket se pasi ka ndodhur historia, lëpirësit e qeverisë kanë gjobitur Safetin. Gjoba flitet deri në 500 mijë euro, për të mos e dhënë filmin.

Mirëpo ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti kërkon paratë edhe nga burgu. Tani kanë gjetur të thonë: Safet, këta ta ka organizuar Saliu. E kanë hallin që mos i kthejnë borxhin Safetit. Lidhur me Almën, ajo ka ardhur te unë. Unë si rregull nuk bëj publike bisedat, secili prej tyre është i autorizuar të bëjë publike bisedat. Është e vërtetë që ka ardhur, nuk është e vërtetë kurrë se nuk është praktika ime e luftës politike kjo, se Erion Veliaj nuk do ishte kurrë ky që është në detyrë, po unë jam Sali Berisha dhe nuk shkoj në këto veprime. Këtë e di edhe Erion Veliaj vetë”– tha ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME