Martesa, muaji i mjaltit dhe tani në koncerte. Po flasim për Jennifer Lopez. “Bisha e skenës” ofroi një shfaqje spektakolare për UNICEF, në koncertin e zhvilluar në Kapri të Italisë, ditën e shtunë.
Këngëtarja 53-vjeçare, e cila sapo është martuar me Ben Affleck, doli para publikut me një kostum me printe zebra, në koncertin e bamirësisë për të grumbulluar fonde për Ukrainën.
Në këtë koncert performuan edhe DJ Diplo, Sofia Carson dhe DJ Cruz.