Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi ka plasur bombën pasi ka deklaruar se disponon një video ku Lulzim Basha shfaqet në një nga garazhet e një prej oligarkëve në Shqipëri, për kullën ‘Mali i Tiranës’.
I ftuar në ‘Frontline’, Bardhi theksoi se madje Basha i denonconte e më pas u kërkonte falje me pretekstin se i bënte për hir të politikës.
Për Bashën e kam informacionin pasi ka bërë denoncimin dhe e ka çuar në prokurori ka shkuar dhe është lutur në garazhd. Kjo tregon sa i vërtetë është ai. Del ditën e bën akuza kurse natën i shkon në garazhd e thotë është lojë politike. Basha erdhi i kurdisur për të bërë debat me mua dhe opozitën” tha Bardhi.
Dikur dy ish bashkëpunëtorë të ngushtë Gazment Bardhi tregoi dhe përplasjen e ashpër në Kuvendin e Shqipërisë ku Basha akuzoi se ishte pjesë e aleancës së kullave, ndërkohë Bardhi nga ana e tij e akuzoi kryetarin e PD-së se ishte pronar i dy kateve në Lion Residence.
Unë jetoj në apartament 90 metra katrorë. Kam tre muaj që duroj shpifjet e Lulzim Bashës. Nëse dikush vendos të shqyejë gojën me baltë ndaj meje do përballet. Basha erdhi në kuvend të bëjë betejë me mua. Do marrë përgjigje’ tha Bardhi.
Kryetari i Grupit të PD-së, kërkoi një mbledhje urgjente pak minuta para se të mbyllej seanca plenare në Kuvend për komisionin e reformës zgjedhore, kërkesë kjo që u refuzua nga mazhoranca. Bardhi u shpreh se ky komision i drejtuar dikur nga Enkelejd Alibeaj nuk e çoi përpara këtë kërkesë të opozitës, por është imediate.
‘Alibeaj ka qenë bashkëkryetar i këtij komisioni, ai duhet ta kishte çuar përpara punën por kjo s’ka shkuar përpara. Në mbledhje grupi, me një shumicë ne vendosëm të ndryshojmë edhe një pjesë të anëtarëve. Aty ka një absurd, se del aty psh ende Grida Duma.’- tha Bardhi.