Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORECeline Dion këndon për herë të parë që nga diagnoza me Stiff-Person

Celine Dion këndon për herë të parë që nga diagnoza me Stiff-Person

Celine Dion i mahniti fansat e saj kur këndoi gjatë daljes së saj të parë publike që nga diagnoza me Sindromën Stiff-Person.

Javën e kaluar ,ajo shkoi në një lojë hokej midis Vegas Golden Knights dhe Montreal Canadiens në T-Mobile Arena në Las Vegas. Edhe pse skuadra e saj humbi, Celine thuhet se ka kaluar një natë të mrekullueshme, madje është ndalur pranë dhomës së zhveshjes për të takuar lojtarët. Chantal Machabée, nënkryetare e komunikimit të hokejve për kanadezët, zbuloi gjithashtu  se Celine ka kënduar “disa nota”.

Chantal tha për PEOPLE: “Ajo ia kaloi shumë mirë. Ta shohësh atë kështu, duke buzëqeshur dhe duke qenë kaq e lumtur… është e mahnitshme. E di që ajo ka ditë dhe jo aq të mira, por kjo ishte një ditë shumë e mirë, dhe qetësuese”. Ajo shtoi: “Ishte një moment i jashtëzakonshëm. Ajo është një grua e mahnitshme.”

Përveç performancës së saj të befasishme, Celine ndaloi dhe pozoi për foto përkrah djemve të saj, René-Charles, 22 vjeç, dhe binjakëve, Eddy dhe Nelson, 13. Imazhet u shpërndanë më vonë në Instagram nga Chantal, e cila shkroi : “Ne kishim një vizitë të bukur në Vegas dje. Faleminderit @celinedion për bujarinë tuaj. I gjithë ekipi është shumë i lumtur që ju takoi ju dhe familjen tuaj,” shkroi ajo në frëngjisht krahas imazheve.”

Performanca thuhet se ka ardhur vetëm disa ditë para se këngëtarja të shihej në një koncert të Katy Perry. Dion u pa e ulur në seksionin VIP të Resorts World Theatre, së bashku me një mori të famshëm të tjerë si Meghan Markle dhe Princ Harry. Koncerti ishte një nga daljet e saj të para publike në tre vjet

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME